“Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India

“Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India

I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit të Air India qela të vdekur 241 persona në qershor e ka përshkruar jetën e tij që nga tragjedia si një luftë të vazhdueshme dhimbjeje dhe pikëllimi. 39-vjeçari Vishwaskumar Ramesh arriti të dilte i gjallë nga rrënojat e Boeing 787 që po fluturonte për në Londër nga aeroporti i Ahmedabadit në Indinë perëndimore. Imazhet që bënë xhiron e botës në atë kohë e treguan atë duke u larguar nga vendi i rrëzimit, pothuajse i padëmtuar, ndërsa tymi i dendur ngrihej në ajër pas tij. Duke folur për BBC-në, Ramesh tha: “Unë jam i vetmi i mbijetuar. Ende nuk mund ta besoj. Është një mrekulli.” Megjithatë, siç shtoi ai, kjo mrekulli u shoqërua me një humbje të papërshkrueshme....