‘Territorialja’ mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

‘Territorialja’ mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë sa më shpejt emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që miratimi i tyre të bëhet në seancën plenare të së enjtes. Sakaq, burime për A2 CNN bëjnë me dije se të premten pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që do të shënojë nisjen zyrtare të punës për ndarjen e re administrative të vendit. Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar emrat e saj për përbërjen e Komisioneve të Posaçme, gjë që mund të ndikojë në ritmin e nisjes së punës së tyre. Kujtojmë se ngritja e komisionit...