Një valë e re teknologjie për tualetet inteligjente po arrin të mbledhë të dhëna që zakonisht përfundojnë në kanalizime, dhe synon të zbulojë informacionet shëndetësore që ato mbartin.Këtë javë, gazetarja e teknologjisë Nicole Nguyen shkruan për një kamera tualeti inteligjent, me çmim 599 dollarë, që ka për qëllim të analizojë atë që përfundon në tualet dhe të japë të dhëna për shëndetin e përdoruesit.Pajisja quhet Dekoda, dhe ka nisur shpërndarjen më 21 tetor. Ajo analizon diçka që orët inteligjente apo pajisjet e tjera që mbahen në trup nuk mund ta matin, pra urinën dhe jashtëqitjet.Pajisja vendoset në tualet dhe është prodhuar nga kompania Kohler Health. Ajo përmban sensorë të shumtë që analizojnë mbeturinat trupore për të kuptuar më mirë gjendjen e trupit. Pajisja mund të ndihmojë në vlerësimin e nivelit të hidratimit, duke u bazuar te ngjyra e urinës dhe dendësia ose forma e jashtëqitjes.Të dhënat dërgohen përmes Wi-Fi në serverat e sigurt të Kohler Health dhe mund të shikohen përmes një aplikacioni të dedikuar, i cili kërkon një abonim mujor prej 7 dollarësh.Në aplikacion, përdoruesi mund të marrë këshilla të thjeshta, si p.sh.:“Kujdesu për hidratimin. Mbush një gotë me ujë.” — një nga sugjerimet që ofron aplikacioni Dekoda.Dekoda është pajisja e parë e këtij lloji që ofrohet gjerësisht në tregun amerikan, por nuk do të mbetet e vetmja.Së shpejti pritet të dalë në treg edhe pajisja U-Scan nga kompania Withings, e cila mund të matë nivelet e vitaminave përmes urinës. Ndërkohë, kompania Toto ka nxjerrë që në gusht një tualet me skaner të integruar për analizimin e jashtëqitjeve.Megjithatë, edhe pse pajisje si Dekoda ofrojnë disa të dhëna bazike për shëndetin, disa ekspertë shprehen skeptikë për domosdoshmërinë e tyre, pasi të dhënat që ato mbledhin janë ende shumë të kufizuara dhe sipërfaqësore. / Wall Street Journal, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Teknologjia e tualeteve inteligjente synon t’ju pajisë me të dhëna shëndetësore
