Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve konkretisht në zonën e mbetjeve Fier dhe atë Elbasan, dy rajone ku më herët zunë vend projektet e inceneratorëve.Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan.Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë në hyrje të tyre nënvizohen edhe planet sa i takon infrastrukturës.“Ky dokument paraqet një set të detajuar të Termave të Referencës (ToR) për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve...