Të thuash gjithmonë “po” në punë mund të duket pozitive, por në fakt mund të çojë në lodhje ekstreme, ngarkesë të pabarabartë dhe dëmtim të reputacionit profesional.Ky zakon shpesh e bllokon një person në rolin e ndihmuesit, jo të drejtuesit. Të mësosh të thuash “jo” në mënyrë të zgjuar, përmes vendosjes së kufijve të qartë, rrit respektin, ndikimin dhe përgatit terrenin për avancim në karrierë.Pse “po” e tepërt bëhet problemTë ndihmosh të tjerët është një mënyrë e shpejtë për të fituar besim në punë. Ai që gjithmonë pranon bëhet personi i besueshëm që të gjithë kërkojnë kur afron afati.Por ajo që nis si forcë mund të kthehet në dobësi: ata që janë tepër bujarë me kohën e tyre rrezikojnë të shpërqendrohen, të mos përparojnë dhe të ndihen të shfrytëzuar.E vërteta është se të thuash po nuk është gjithmonë shenjë përkushtimi, por shpesh shenjë frike, frikë nga zhgënjimi i të tjerëve, nga mungesa e mundësive apo nga paragjykimi si “i painteresuar”. Por ky zakon mbart kosto të fshehta që mund ta formësojnë karrierën.Kur bujaria kthehet në mbingarkesëFillimisht, “po”-ja jep ndjesinë e vlerësimit: kolegët të falënderojnë, drejtuesit të konsiderojnë të besueshëm. Por me kalimin e kohës, ngarkesa e punës shpërndahet padrejtësisht.Ata që ndihmojnë më shumë përfundojnë duke mbajtur peshën më të rëndë. Ajo që nisi si bujari, kthehet në pritshmëri.Performanca bie, afatet vonohen dhe krijimtaria shuhet, sepse nuk mbetet hapësirë për mendim të thellë. Kështu lind burnout i heshtur.Kostoja e fshehtë për reputacioninTë thuash gjithmonë po nuk të bën vetëm të lodhur, dëmton edhe mënyrën si të shohin të tjerët. Kolegët të shohin si “ndihmues”, jo si lider. Menaxherët mund të të mbajnë për zbatues, por jo për strateg.Ky quhet “kurthi i kompetencës”: je aq i mirë në ndihmë, sa përkufizohesh prej saj. Vlera jote shihet në ruajtjen e sistemit, jo në krijimin e ideve të reja.Pse “jo”-ja rrit ndikiminNë të vërtetë, të mësosh të refuzosh është një nga strategjitë më të fuqishme për karrierën. Të thuash “jo” nuk do të thotë të jesh egoist, por të mbrosh aftësinë për të dhënë punë cilësore.Një “po” e zgjedhur me kujdes ka më shumë peshë sesa dhjetë “po” automatike. Kur vendos kufij të qartë, njerëzit fillojnë të respektojnë gjykimin dhe prioritetet e tua.Liderët që dinë të thonë “jo” tregojnë besim dhe qartësi, duke fituar besim dhe detyra më të rëndësishme.Si të vendosësh kufij pa prishur marrëdhënietRefuzimi mund të duket i rrezikshëm, por mënyra si e formulon është thelbësore. Në vend të një “jo”-je të thatë, mund të thuash:“Dua t’i kushtoj këtij projekti vëmendjen që meriton, por tani jam përqendruar në një afat tjetër. Mund ta rishikojmë javën tjetër?”Kjo tregon respekt dhe kufij.Ose mund të ofrosh alternativa, duke e drejtuar kërkesën te një koleg tjetër, një mënyrë për të ruajtur bashkëpunimin pa humbur kontrollin e kohës.Me kalimin e kohës, ky ndryshim perceptimi të kthen nga “njeriu që gjithmonë thotë po” në profesionistin që zgjedh me kujdes, dhe ky është dallimi mes të qenët ndihmues dhe të qenit lider. / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Si mund të dëmtojë karrierën zakoni për të thënë gjithmonë ‘Po’
