PS ende pa një emër për Avokatin e Popullit, Balla: Të gjejmë konsensus me opozitën

PS ende pa një emër për Avokatin e Popullit, Balla: Të gjejmë konsensus me opozitën

PS ende nuk ka një emër për postin e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi për mediat se fokusi i mazhorancës është gjetja e konsensusit me opozitën për këtë zgjedhje. “Jo, PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla. Më tej ai shtoi se në ditët në vijim, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, duhet të institucionalizohet komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi mandati i kreut aktual të institucionit ka përfunduar, ndërsa Kuvendi nuk ka arritur ende...