Qeveria miraton sot projektbuxhetin 2026, më pas kalon në Parlament

Qeveria miraton sot projektbuxhetin 2026, më pas kalon në Parlament

Qeveria shqiptare pritet të miratojë sot, më 3 nëntor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e cila do të mbahet në orën 17:00, projektbuxhetin për vitin 2026. Siç raporton gazetarja e Klan News Klesiana Omeri, pas miratimit nga ekzekutivi, dokumenti do të dërgohet në Parlament për diskutim dhe miratim. Konkretisht pas miratimit sot, të mërkurën kalon në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend. Ndërkohë, lidhur me këtë foli pak pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Balla tha se “Eksperienca dhe tradita e kërkon që këtë muaj, objekti kryesor i punës së Kuvendit është vetëm buxheti.” Ai shtoi se synimi është të mbyllet buxheti brenda dy javëve të para të muajit dhjetor: “Qëllimi është që brenda 15 ditëshit...