Kryeministri Rama: Universiteti Bujqësor drejt njehsimit të diplomave me Austrinë

Kryeministri Rama: Universiteti Bujqësor drejt njehsimit të diplomave me Austrinë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferenca ndërkombëtare “Mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë” organizuar nga Universiteti Bujqësor Tiranë (UBT) vlerësoi rolin e këtij institucioni në zhvillimin rural dhe transformimin e bujqësisë shqiptare përmes dijes dhe inovacionit.Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u ndal tek sfidat e arsimit bujqësor dhe rëndësia e ruajtjes së standardeve akademike.“Rënia e numrit të studentëve ka qenë një shqetësim real. Rektori më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares në këtë universitet, me qëllim që të tërhiqnim më shumë studentë në këtë territor. Por kjo do të komprometonte plotësisht cilësinë e burimeve njerëzore në një fushë kaq komplekse si zhvillimi rural.Unë i thashë rektorit të ndjekim të kundërtën: t’i japim universitetit markën e ekselencës dhe të...