Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“S’do ju lejojmë”/ Ina Zhupa akuza mazhorancës: Ju keni ëndërr parlamentin njëpartiak të Enver Hoxhës, por…
Në hapjen e komisionit të Kulturës, Turizimit dhe Diasporës, kryetarja Ina Zhupa mbajti qëndrimin në lidhje me rrëzimin antikushtetues që ndodhi të enjten, të dy komisioneve hetimore të opozitës, duke akuzuar mazhorancën. Zhupa u shpreh se mes të tjerash se socialistët e kanë kthyer Kuvendin në njëpartiak dhe ku shkelet Kushtetuta me forcën e kartonit: “Mazhoranca ditë pas dite po e trajton kuvendin si njëpartiak, ku vendimarrjet nuk vijnë si rezultat i zbatimit të kushtetutës dhe rregullores por si rezultat i forcës së kartonit. Ju rrëzoni me votë të drejtat kushtetuese të opozitës, që nga komisionet hetimore siç ishin ai për zgjedhjet dhe Mcgonigal, të interpelancat me kryeministrit, seancat dëgjimore me ministrat, mocionet me debat. Ndërkohë që predikoni rrugëtimin europian për Shqipërinë, silleni me standarte...