Këtë të hënë, më 3 nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, do të zhvillojë homazhe në nder të tij.
Kështu, siç raporton gazetarja Blerta Dalloshi në një raportim live në Klan News, ambasada ka hapur Librin e ngushëllimeve në ambientet e Ambasadës.
Libri do të jetë i hapur sot dhe nesër, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00. Ndërkohë lidhur me këto homazhe ka folur në një lidhje për Klan News vetë ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
“Unë e kam pasur mik personal, nga ana tjetër kam bashkëpunuar me të. Kemi qenë të dy pedagogë në Akademinë e Arteve të Dikurshme. E kam patur koleg. Ruaj shumë kujtime me të. Ishte një persion i dimensioneve, krijonte situarta, politikën e shikonte si art. Ajo çfarë vlerësoj tek ai është se ai shikonte më tej. Mbaj mend që në një nga ato ceremonitë, takimet elektroale iknin dritat dhe unë isha I ri, kisha emocione dhe fillova të kem emocione. Ishte viti 2005. Më thotë çfarë ke, ikën dritat i them. Këtu do kujtoj edhe një mikun tjetër timin të ndjerë Andis Harasani. Po çke ti tha. Ai nuk ia heq dritat dikujt tjetër, mi heq mua. Nga unë Fatos Nano ka vetëm vlerësime, ai moderoi të majtën shqiptare.”, tha Malaj.
Ai shtoi. “Përveç asaj që ne pamë shumë qytetarë të Kosovës apo politikanë të Kosovës, unë kam marrë konfirmime nga persona të ndryshëm, që do vijnë dhe do lënë ngushëllimin përkatës në librin e ngushëllimeve që ne kemi hapur këtu në Kosovë.”
Ambasada në Prishtinë homazhe në nder të Nanos, Malaj: E kisha mik, ishte njeri i dimensioneve…
