“Jon”, shembull si mbijetojnë e frymëzojnë këngët meritore të çmimit të parë (Teksti/Video)

Ardit Gjebrea

Ka këngë në historinë e festivaleve të RTSH-ës që përveç që kanë lënë shenjë në historinë e muzikës sonë, kanë mbetur edhe inspirim për brezat. Një nga to është edhe kënga “Jon” e kantautorit Ardit Gjebrea.

Më 27 dhjetor të vitit 1991, në edicionin e 30-të të festivalit të RTSH-së, Ardit Gjerbrea paraqitet me këngën “Jon” në Tiranë, dhe fiton çmimin e parë.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea me vargje të Giancarlo Milone dhe Zhuliana Jorganxhit:   

Më erdhe në një kohë të dëshpëruarMe dhimbje… Jon!Kur anijet si fantazmaNëpër det me aventuraKlithnin: Liberta !

Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria,Ajo dinte si durontePo i shkuleshin filizatDeti u bë mal me njerëz,E toka det me lot.

Dhe ty për herë të parë të puthte dritaTi linde… Jon!Nuk e dije ç’ish gëzimiAs dhimbja as mjerimi,Qe flakë, godet e rrudhë një tokë.

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësojSi ata ti qesh e luan,Kjo është vetëm nisja juaj,Por do rritesh do kuptosh,Se fatet s’janë njësoj!

Bekimin merr nga muaO shpirt i patrazuarNjë fjalë të thënë ma dëgjo:Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruarPor prapë je skllavëri

Jon, ky emër marrë nga deti,Jon, me këngë vale tund djepin,Jon, dhe ti ja ndjeve aromën,Ta kesh per jete me vete…

Jon, po të lundrosh me këtë emër,Jon, e të takohesh me vëllezër,Jon, do të mjaftojnë dy duar,Të thuash se je, ti je je Jon!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *