Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë është “SPOK”?/ Sëmundja e pashërueshme që i mori jetën ish-kryeministrit Fatos Nano
Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda dje nga jeta vuante nga një problem kronik respirator. Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike. SPOK, (COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, por jo të shërohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të.frymëmarrjes. Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon. SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë për invaliditet të plotë...