Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“U shkel barazia”/ Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend
Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar. Demokratët pretendojnë se u shkel barazia në zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën e siguruar, e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit...