‘Fjala’ më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim!

‘Fjala’ më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim!

Fjala e vitit e zgjedhur nga Dictionary.com nuk është tamam fjalë. Është termi viral “6-7” për të cilin fëmijët dhe adoleshentët qeshin e flasin, kurse mësuesit dhe prindërit nuk e kuptojnë. Fjala, në mund ta quajmë kështu, fitoi popullaritet gjatë verës. Është më shumë një shaka mes grupit, pa ndonjë kuptim të veçantë dhe sigurisht, kanë ndikuar rrjetet sociale. Sipas Dictionary.com, përzgjedhja e vitit është një kapsulë gjuhësore kohe që pasqyron trendet sociale dhe ngjarjet. Por edhe vetë faqja pranon se nuk e ka shumë të qartë “6-7.” Duket se zanafilla është kënga e reperit Skrilla “Doot Doot (6-7).” Kënga nisi të bëhej virale në videot e basketbollistëve në TikTok, përfshirë edhe yllin e NBA, LaMelo Ball i cili është 2 metra i gjatë (në...