Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot, më 3 nëntor, për një seancë rutinë, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se një nga temat kryesore është përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, ku sot përmbyllet afati i aplikimeve. Deri më tani janë dorëzuar katër kandidatura për pozicionin: Genta Bungo, Saimir Visha, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë procesin e seancave dëgjimore për kandidatët. Kujtojmë se, zakonisht, kandidatura e Avokatit të Popullit është përzgjedhur me dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit nuk është arritur një marrëveshje, duke çuar në vazhdimin e mandatit të Avokates Aktuale të Popullit, Erinda Ballanca....