Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e “Irenës me 5 mbiemra”

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e “Irenës me 5 mbiemra”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një dokument të ri, që sipas tij, vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën ai e cilëson si “Irena me pesë mbiemra” është dëbuar nga Greqia për hyrje me vizë të falsifikuar. Në një deklaratë ëpr mediat pas paraqitjes në SPAK, kreu i selisë blu u shpreh se dokumenti, i lëshuar nga Policia Greke dhe i pajisur me vulë apostile, dhe provon se Gjoka është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Janinës, por ky dokument sipas tij fshihet nga kreu i SPAK. “Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as...