Sulm me thikë në tren në Angli, punëtori hero që ndërhyri për të ndaluar sulmuesin në gjendje kritike

Sulm me thikë në tren në Angli, punëtori hero që ndërhyri për të ndaluar sulmuesin në gjendje kritike

Një 32-vjeçar britanik, i akuzuar se ka sulmuar me thikë disa pasagjerë në një tren në Anglinë Lindore, nuk ishte i njohur nga policia kundër terrorizmit apo shërbimet e sigurisë, njoftoi sot ministrja e Transportit, Heidi Alexander. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe shkaktoi plagosjen e 11 personave, përfshirë një anëtar të ekuipazhit të trenit, i cili vazhdon të trajtohet në spital në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Pesë nga të plagosurit u lëshuan nga spitali të dielën vonë. Alexander bëri të ditur për Times Radio se i dyshuari, i cili u arrestua për tentativë vrasjeje, nuk ishte i shënjestruar nga autoritetet kundër terrorizmit para incidentit. Ajo nuk dha detaje nëse personi ishte i njohur nga shërbimet e shëndetit mendor. Policia Britanike e Transportit...