Berisha në SPAK, mesazh Altin Dumanit: Armik i votës së lirë, do përgjigjesh para ligjit

Berisha në SPAK, mesazh Altin Dumanit: Armik i votës së lirë, do përgjigjesh para ligjit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mëngjesin e kësaj të hëne u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”. Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, njësoj si dhe herët e tjera, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani. Berisha:  Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit. Dosja “Partizani” u  dërgua për gjykim më 19 maj. Berisha akuzohet për korrupsiin pasiv të zyrtarëve t lartë. Ndërsa dhëndri i tij,...