Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Masa “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD. Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.