Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mashtroi një shoqëri shqiptare dhe i mori mbi 30 mijë euro, ekstradohet shtetasja rumune
Një shtetase rumune është ekstraduar nga Gjermania, pasi përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare. Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. “Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të...