Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, stabiliteti i qeverisë ekziston vetëm në letra
“Stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive, ndërsa faktet, tregojnë një realitet krejt tjetër”. Kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një reagim për situatën ekonomike në vend. Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Tabaku thekson se 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, për shkak të rritjes së çmimeve dhe taksave. “EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime. Kjo situatë është pasojë e taksave të larta, rritjes së çmimeve me 30% dhe zhvlerësimit të euros, që ka goditur më fort shtresat e mesme dhe të ulëta”, shprehet Tabaku. Deputetja demokrate nënvizon...