Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Disa fjalë për librin “Shkrepje të rralla fotografike” të Qerim Vrionit
(Sprova dhe artikuj pёr fotografinё), Tiranё 2025 Nga Bardhyl Selimi Para se tё njihesha me autorin (kjo ka ndodhur dhjetёvjetёshin e fundit) nuk kisha shumё njohuri pёr artin e fotografisё, ndonёse vetё e kam pёlqyer tё fotografoj dhe fotografohem. Gjithashtu kam njohur mё parё fotografё tё shquar si Jani Ristani dhe Petrit Kumi, tё cilёt mё kanё dhёnё shpjegime të vlefshme pёr teknikёn e fotografimit. Falё disa librave qё Qerim Vrioni i ka shkruar dhe m’i ka dhuruar, tanimё jam mё nё dijeni edhe pёr fotografinё. Autori mund tё quhet pa drojё njё ekspert nё kёtё art tё madh qё fatmirёsisht ka hyrё qё herёt edhe nё viset shqiptare, madje ka rrezatuar edhe jashtё. Libri nё fjalё ka dy pjesё: – 10 fotografi apo shkrepje...