Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”, AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit
Tregu i sigurimeve në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, por mbetet thellësisht i varur nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për periudhën janar–shtator 2025, primet e shkruara bruto arritën në 20 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, numri i kontratave të lidhura u rrit me 6.2%, duke kapur shifrën e 1.2 milionëve. Megjithatë, pas kësaj rritjeje qëndron një realitet i njohur, mbizotërimi i sigurimeve të detyrueshme, të cilat përbëjnë 61.8% të totalit të tregut. Në kontrast, sigurimet vullnetare zënë vetëm 38.2%, duke treguar se ndërgjegjësimi për sigurimin si zgjedhje personale mbetet ende i kufizuar. Sigurimet Jo-Jetë përbëjnë 91.7% të vëllimit...