“Nga 1997-ta, te Bamir Topi president”, Ilir Kulla: Fatos Nano shmangu shumë kriza, iku nga politika se nuk e shihte…

“Nga 1997-ta, te Bamir Topi president”, Ilir Kulla: Fatos Nano shmangu shumë kriza, iku nga politika se nuk e shihte…

Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë. Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi. “Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte i pari. Fatkeqësisht edhe me ikjen nga kjo jetë ishte...