Si të njihni vitet e punës në ish-kooperativat bujqësore, eksperti i pensioneve zbulon dokumentet që duhen plotësuar

Si të njihni vitet e punës në ish-kooperativat bujqësore, eksperti i pensioneve zbulon dokumentet që duhen plotësuar

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha ka folur në një studio televizive për mënyrën se si qytetarët mund të njohin vjetërsinë e punës në ish-kooperativat bujqësore, veçanërisht në rastet kur mungon dokumentacioni zyrtar. Sipas Hoxhës, ligji parashikon procedura të posaçme për njohjen e periudhës së punës në kooperativat bujqësore që nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë ruajtur dokumentet përkatëse. “Ka një ligj për njohjen e vjetërsisë së punës në ish-kooperativat bujqësore që nuk kanë dokumente. Për këtë parashikohet plotësimi i disa dokumenteve që të verifikohet me certifikatë familjare se personi ka qenë pjesë e territorit të kooperativës përkatëse,” u shpreh ai. Eksperti theksoi se arsimi i ndjekur nga qytetari ndikon në përllogaritjen e vjetërsisë. “Nëse qytetari ka kryer arsimin e mesëm natën, nuk mund të përfitojë...