Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot, 3 nëntor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”. Pritet të shohim se çfarë do të deklarojë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion dhe a do të ketë ndonjë zhvillim të ri mbi këtë proces gjyqësor. Kujtojmë se seanca e 27 tetorit dështoi, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi si dhe kompanitë “Kontakt shpk” dhe “Home Plan shpk”. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportoi atë ditë se ishin planifikuar të kryheshin dy seanca në ngarkim të Berishës e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe të pandehurve të...