Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE dhe Koalicioni kryesojnë në 21 komuna, VLEN fiton në katër
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 në 32 komuna dhe kryeqytetit Shkupit. Sipas kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, nga 98.25% e vendvotimeve të përpunuara, kanë votuar gjithsej 415,435 qytetarë, që përbën 41.76% të trupit votues në nivel kombëtar. Në garën për kryetar të kryeqytetit të Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Orce Gjorgievski, ka fituar 93,207 vota, ndërsa kandidati Amar Mecinovic, ka marrë 58,994 vota (36.26%). Pjesëmarrja në kryeqytet ishte 35.05%. Sipas të dhënave të KSHZ-së, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni kryesojnë në 21 komuna, Koalicioni VLEN në 4 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 3 komuna, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe Unioni Rom në nga një komunë secili. Në disa nga komunat kryesore: Aerodrom: Dejan Miteski (VMRO-DPMNE) –...