Hakmarrje e karteleve? Ekzekutohet kryebashkiaku mes festimeve për “Ditën e të Vdekurve”

Hakmarrje e karteleve? Ekzekutohet kryebashkiaku mes festimeve për “Ditën e të Vdekurve”

Kryetari i bashkisë së qytetit Uruapan në Meksikë, Carlos Manzo, u vra të shtunën e 1 nëntorit, gjatë një incidenti të dhunshëm që ndodhi gjatë festimeve tradicionale të Ditës së të Vdekurve. Sipas autoriteteve lokale, një grup i armatosur e sulmoi Manzon në mes të një aktiviteti masiv në sheshin kryesor të qytetit. “Dy persona të përfshirë në sulm u kapën nga autoritetet lokale dhe një tjetër u neutralizua,” njoftoi Sekretaria e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve në Meksikë. Shteti i Michoacán-it, ku ndodhet qyteti Uruapan, ka qenë për vite me radhë skenë e përplasjeve të dhunshme mes karteleve të drogës që operojnë në rajon, shkruan BBC. Në rrjetet sociale qarkullojnë video që tregojnë momentin e sulmit të ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, ku dhjetëra...