Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Shoqëria në kolaps moral”, Fuga: Shqipëria po plaket, politika po prodhon dhunë dhe dëshpërim
Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë mbi gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar shoqërinë shqiptare si “të lodhur, të dhunshme dhe në fazë degradimi”. I ftuar në Terminal nga Aurora Sulçe, Fuga u shpreh se Shqipëria po kalon një krizë civilizuese, ku dhuna, përçarja dhe mungesa e vlerave janë bërë pjesë e përditshmërisë. “Sot shoqëria shqiptare është në tension të përhershëm, nuk dimë kufijtë e njëri-tjetrit. Kjo tregon një mungesë të thellë integrimi social. Krimet po kryhen nga njerëz të paintegruar, që ndihen të braktisur nga shteti”, tha Fuga. Sipas tij, politika është kthyer në burimin kryesor të dhunës dhe degradimit shoqëror. “Politika shqiptare nuk prodhon më politikë, por vetëm konflikt verbal. Mazhoranca ka mbyllur pluralizmin, ndërsa opozita ia hedh fajin popullit për...