Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Afera Partizani/ Sali Berisha sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’
Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. Kreu i PD-së po gjykohet me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Herën e kaluar që ishte në SPAK, Berisha vijoi sulmet ndaj gjyqtares së hetimeve paraprake Irena Gjoka , për të cilën kërkoi shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka fshehur dënimin dhe dëbimin nga Greqia për falsifikim dokumentesh. Berisha tha se i ka kërkuar edhe KLGJ-së që të shqyrtojë mandatin e saj. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore,...