David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

Pas ndarjes nga Lily Allen, David Harbour ka hapur një kapitull të ri të jetës së tij. Në një intervistë të fundit për Esquire UK, aktori i njohur nga seriali Stranger Things ka reflektuar për jetën dhe gabimet e së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e procesit të rritjes. “Nëse do të mund të ndryshoja diçka, do të ndryshoja gjithçka ose asgjë,” tha Harbour. “Duhet ta pranosh rrugëtimin tënd plotësisht edhe dhimbjen, edhe gabimet. Sepse aty gjenden e vërteta, rritja dhe empatia.” Ai shtoi gjithashtu se gabimet janë thelbësore për krijimtarinë dhe jetën artistike: “Nëse nuk ke kaluar kurrë asgjë, çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve? Po të kisha pasur një jetë të lehtë e të lumtur, ndoshta s’do të isha më...