Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Aksidenti tragjik/ Shuhet babai i dy fëmijëve të mitur
Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Klajdi Hoxha, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’. Ishin dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën e më pas me 33-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit.