Shpërthejnë protestat në Serbi/ Nëna e një prej viktimave nisi grevë urie, protestuesit përplasen me policinë

Shpërthejnë protestat në Serbi/ Nëna e një prej viktimave nisi grevë urie, protestuesit përplasen me policinë

Përpara Kuvendit të Serbisë kanë shpërthyer protesta, pasi një grup qytetarësh janë mbledhur duke shprehur mbështetje për Dijana Hrka-n, e cila ndodhet në grevë urie pasi humbi të birin në tragjedinë e Novi Sadit. Sipas mediave serbe, protestuesit sulmuan dhe ofenduan policinë si dhe qytetarët e tjerë të pranishëm në shesh që janë kundër bllokadave, duke hedhur në drejtim të trye shishe dhe fishekzjarrë. Raportohet se ka pasur edhe tentativa për të thyer kordonin policor dhe për të hyrë në sheshin para Kuvendit, ku qytetarët që janë kundër bllokadave dëgjohen duke luajtur këngë serbe dhe duke thënë edhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Kujtojmë se Dijana Hrka, nëna e Stefan Hrkas që humbi jetën në tragjedinë e Novi Sad, ka nisur sot grevën e urisë pranë Kuvendit...