Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
3 pista për vrasjen e Renis Dobrës, ja detajet e reja të ngjarjes
Që nga data 19 gusht 2025, në këtë shtëpi, në fshatin Zenisht të Burrelit, nuk banon më njeri. Pasi bëri të 40-tat e djalit të vetëm, Rufat Dobra mbylli dyert dhe u zhvendos tek vajzat në Tiranë. Ndonëse vrasja e të birit 23-vjeçar u zbardh shumë shpejt nga Policia e Dibrës dhe tashmë 4 autorë të dyshuar ndodhen pas hekurave, duket se ngjarja sërish është e rrethuar nga misteri. Ende nuk dihet me saktësi motivi i krimit dhe as urdhëruesi. U kapën edhe dy të tjerët, por ata s’janë të vetmit. Jam i bindur që ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Ende nuk dihet se kush e ka urdhëruar vrasjen e djalit tim… Dhe kjo është pikëpyetja me e madhe e familjes së Renis...