Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Hamas dorëzon trupat e tre pengjeve izraelite në kuadër të marrëveshjes për armëpushim
Hamas ka dorëzuar tre arkivole që, sipas tij, përmbajnë trupat e pengjeve izraelite të vdekur në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite ka konfirmuar se arkivolet janë marrë përmes Kryqit të Kuq dhe janë transportuar në Izrael për proces identifikimi. Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për pengje të vrarë, në Gaza do të mbeten edhe tetë trupa të tjerë të pengjeve izraelitë dhe të huaj që nuk janë kthyer ende. Dorëzimi i sotëm është pjesë e fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila parashikon kthimin e 20 pengjeve të gjalla dhe 28 trupave të të vrarëve që ndodheshin në duart e Hamasit. Izraeli ka akuzuar Hamasin për vonesa në kthimin e trupave, ndërsa grupi palestinez ka deklaruar se...