Tragjike në Itali! Orteku u merr jetën 5 alpinistëve, mes tyre dhe një vajzë 17-vjeçare

Tragjike në Itali! Orteku u merr jetën 5 alpinistëve, mes tyre dhe një vajzë 17-vjeçare

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite të Italisë. Sipas shërbimit italian të shpëtimit malor Soccorso Alpino e Speleologico, ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 16:00, kur alpinistët, të ndarë në disa grupe, po ngjiteshin në majën Cima Vertana në Alpet Ortler. Një grup prej tre personash u përfshi plotësisht nga orteku dhe të tre humbën jetën në vend. Në një grup tjetër, babai dhe vajza e tij u morën nga orteku, ndërsa trupat e tyre u gjetën të dielën në mëngjes. Dy alpinistë të tjerë që ndodheshin në një grup të tretë arritën të mbijetonin dhe ngritën alarmin, duke nisur operacionin e kërkim-shpëtimit. Zëdhënësi i Shërbimit të Shpëtimit Malor të Suldenit, Olaf...