Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Klajdi Hoxha është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier
Klajdi Hoxha, 33 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor “Strum–Roskovec”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku u përfshinë dy automjete dhe një motomjet që drejtohej nga i riu. Klajdi Hoxha Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 33-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia po heton shkaqet e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit tragjik. Klajdi Hoxha ishte baba i dy fëmijëve të vegjël, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe komuniteti i zonës.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”