Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Foto/ Radhë kilometrike në Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës, trafik i rënduar drejt Tiranës
Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim. Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë. Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes. Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka qenë në...