Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Misteri i vjeshtës/ Pse gjethet ndryshojnë ngjyrë?
Megjithëse shkenca e kimisë që qëndron pas ngjyrave të vjeshtës është e qartë, një debat i gjallë vazhdon mes shkencëtarëve, pse pemët evoluan për të prodhuar këto ngjyra në fillim të vjeshtës? Udhëtimi drejt veriut nëpër Duchess County, në mesin e tetorit, ofron një spektakël natyror, gjethë që kthehen nga jeshile në të artë e të kuqe, duke ndriçuar rrugët si ‘fishekzjarrë’. Është paralajmërimi se dimri po afrohet. Në veri, në Maine, panorama është më e zbehtë. “Në një vjeshtë si kjo, disa bimë po kalojnë procesin e plakjes shumë shpejt për shkak të mungesës së ujit”, shpjegon ekologjistja për BBC-në, Amanda Gallinat, nga Colby College. “Nga dritarja shoh shumë gjethe që po bëhen kafe.” Në anën tjetër të Atlantikut, në Mbretërinë e Bashkuar, ngjyrat e...