Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur
Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, Gjergji Kallojeri, kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga Greqia, ku punonte prej vitesh. Trupi i tij u gjet nga nëna e viktimës, e cila njoftoi familjarët. Pas konstatimit të ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Sarandës ndërhynë për të ndjekur rastin sipas procedurave ligjore dhe urdhëruan dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 46-vjeçarit. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb