Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

Aktori Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ku zhvilloi një bisedë plot humor, reflektim dhe sinqeritet rreth karrierës, jetës personale dhe rrugëtimit drejt suksesit. Në një intervistë pa filtra, aktori Ermal Mamaqi foli për ndryshimet që ka përjetuar gjatë viteve, duke prekur edhe temën e pasurisë dhe suksesit në jetën e tij. Gjatë bisedës, Ronaldo Sharka solli në vëmendje një shprehje të njohur nga rrjetet sociale: “Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër,”-duke i kujtuar aktorit daljet e tij të para në spektaklin “Portokalli”, kur sipas moderatorit, “nuk shiheshe me sy”. Mamaqi e pranoi me sportivitet dhe të qeshura, duke thënë: “E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.” Sharka vijoi...