Ligj i ri për nëpunësit/ Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës!

Ligj i ri për nëpunësit/ Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës!

Pas 12 vitesh në fuqi, qeveria po rishikon ligjin “Për Nëpunësin Civil” duke krijuar më shumë hapësira për të rekrutuar punonjës të kualifikuar nga sektori privat, rishikohet formula e testimit për punonjësit e administratës si dhe ndryshon struktura e pagës. Për shkak edhe të mungesës së punonjësve sidomos të kualifikuar, në projektligjin e hedhur për konsultim parashikohet që 1 në 2 punonjës të administratës të rekrutohet nga jashtë shërbimit civil, ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Pra do shtohet rekrutimi i të kualifikuarve nga sektori privat. “Kufiri prej 20% i kandidatëve për pranim nga jashtë shërbimit civil, i vendosur si kufi limit dhe i miratuar çdo vit nga qeveria është propozuar të rritet deri në 50%. Praktikisht 1 në 2 pozicione vakante do të ketë mundësinë...