‘Fillon lufta me mandarinat dhe portokajt’/ Gazetari thumbon panikun për pesticidet

‘Fillon lufta me mandarinat dhe portokajt’/ Gazetari thumbon panikun për pesticidet

Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar sot gjendjen e krijuar në vend pas disa paralajmërimesh për pesticide të konstatuara në disa lloje agrumesh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia ngre shqetësimin se alarmet që japin institucionet lidhur me këtë çështje janë kaotike, çorganizuese, çorientuese dhe të dëmshme. Kikia shton se këto mënyra nuk informojnë konsumatorin, por shkatërrojne prodhuesin vendas.