Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Kthyen banesën në “shtëpi bari”, arrestohen 2, në kërkim një tjetër në Malësi të Madhe…
Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Shkodër dhe me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje. Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sandër Pepaj, 48 vjeç, Lazer Pepaj, 69 vjeç (kushërinj), si dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj, 33 vjeç, të tre...