Sekretet e Nanos që rrallë janë treguar/ Ish-zëdhënësi i tij flet hapur: Si Fatosi ndryshoi…

Sekretet e Nanos që rrallë janë treguar/ Ish-zëdhënësi i tij flet hapur: Si Fatosi ndryshoi…

Sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në ceremoninë mortore dhe në reagimet publike, personalitete të jetës politike dhe institucionale vlerësuan rolin e tij në konsolidimin e shtetit, reformat ekonomike dhe rrugën euro-atlantike të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ish-zëdhënësi i qeverisë së asaj periudhe, Aldrin Dalipi, në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, u ndal te ndikimi dhe vizioni i Nanos gjatë viteve në pushtet, duke theksuar kontributet e tij në transformimin e vendit, integrimin evropian dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në rajon. “Natyrisht ka qenë një periudhë e rëndësishme vitet 2002-2005 kur kam punuar si zëdhënës i qeverisë dhe kryeministrit Nano, kane qenë vite të transformimit të Shqipërisë. Kanë qenë vite të transformimit të madh të Shqipërisë,...