“Me topa, me lule, me lot…”/ Ish-kryeministri Fatos Nano prehet në varrezat e Sharrës

“Me topa, me lule, me lot…”/ Ish-kryeministri Fatos Nano prehet në varrezat e Sharrës

Pasi i gjithë shteti dhe kombi e nderoi në Tiranë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano ishte më intime. Në varrezat e Sharrës ishin familjarë dhe një grup i vogël të afërmish e miqsh. Djali i tij, Sokol Nano, pati dhe një falenderim zemre, për të gjithë pjesëmarrësit. “Po përcjellim tim atë, të pazëvendësueshmin. Tani e tutje jeta s’do të jetë më e njëjtë pa ty, në emër të të gjithë familjes ju falenderoj që na gjendeni pranë në këtë ditë të vështirë. Ua shpërblefshim në gëzime në familjet tuaja”, tha i biri Sokol Nano. Por edhe këtu nuk mungoi mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh. Ish-kryeministri Nano do të prehet në një...