Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U gjet pa shenja jete në Ksamil, trupi i 40-vjeçarit dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore
Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për Gerti Kallojerin, i cili kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga Greqia, ku punonte prej vitesh. Trupi i tij u gjet nga nëna e viktimës, e cila njoftoi familjarët. Pas konstatimit të ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Sarandës ndërhynë për të ndjekur rastin sipas procedurave ligjore dhe urdhëruan dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 40-vjeçarit.