Presidenti i Iranit: Teherani do t’i rindërtojë objektet bërthamore

Presidenti i Iranit: Teherani do t’i rindërtojë objektet bërthamore

Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, tha të dielën për mediat shtetërore presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, duke shtuar se vendi nuk synon të prodhojë armë bërthamore. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nëse Teherani përpiqet ta rifillojë punën në objektet që Uashingtoni i bombardoi në qershor. Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane. “Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të na krijojë problem; ne do t’i rindërtojmë ato dhe me forcë edhe më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore....