Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vdekja dhe panteoni moral virtual
Nga Ben Andoni Vdekja e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano ka sjellë në një linjë të gjatë homazhesh njerëz pa fund të thjeshtë, kolegë, të afërm, politikanë të dy krahëve dhe diplomatë. Në një linjë protokolli të kuruar, shteti shqiptar, sidomos Ekzekutivi i z. Rama dhe njerëzit përgjegjës, kanë treguar në nderimin funebër të këtij lloji, ashtu si edhe në samite ndërkombëtare shumë klas në organizime. Por, kur vjen puna për momentin e vendprehjes së përjetshme, ku trashëgimia e shtetit është e shtresëzuar dhe mbart organizime të strukturave në kohë të ndryshme, atëherë puna çalon. Personalitetet shqiptare, sidomos ato pas viteve ’90, janë të shpërndarë në qytete dhe parcela të ndryshme në hapësira funebre që duhet thënë se në vendin tonë nuk i shkojnë si duhet...