Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dilte në rrugë i veshur si polic, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz/ I sekuestrohen uniforma, grada dhe dokumente të falsifikuara
Një 20-vjeçar nga Kamza është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit, duke u paraqitur në publik si punonjës policie. Gjatë një kontrolli në bulevardin “Nënë Tereza”, shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan një automjet tip “Mercedes-Benz”, drejtuar nga shtetasi E. B., 20 vjeç, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu nuk ishte pjesëtar i forcave të rendit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u zbuluan materiale të shumta që përdoreshin për t’u maskuar si polic: 4 dokumente identifikimi me emra dhe foto të dyshuara të falsifikuara; 1 armë sportive e tipit pistoletë me...